Lajme

Mbreti Charles i dhuron vëllaut të tij, titullin Duka i Edinburghut

03/10/2023 14:55
nga:Y I

Princi Edward është emëruar si Duka i ri Edinburghut, njofton Pallati Buckingham.

Këtë titull, të dhuruar nga Mbreti Charles III për ditëlindjen e tij të 59-të, do ta mbajë tërë jetën, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Princi Philip, i cili vdiq në vitin 2021, ka mbajtur titullin Duka i Edingburghut që nga dita kur u martua me Princeshën Elizabeth, e cila më voonë u bë Mbretëresha Elizabeth II.

Duka dhe Dukesha i Edingburghut do të shkojnë më vonë në kryeqytetin skocez gjatë ditës për të përcjellur një ngjarje që shënon vitin e parë të luftës në Ukrainë.

Princi Edward u bë Duka i Edinburghut pothuajse dy vjet pas vdekjes së babait të tij, Philip, i cili mbajti titullin për më shumë se 70 vjet.

Ndërkohë, u kuptua se ishte Philip që donte që djali i tij më i vogël, Edward, ta trashëgonte titullin, por ky vendim u lë në duart e Mbretit Charles.