Showtime

Mbreti Charles flet për shëndetin e tij pasi u diagnostikua me kancer

04/02/2024 14:58
nga:N K

Mbreti Charles ka bërë një koment të rrallë rreth diagnozës dhe trajtimit të tij për kancerin.

75-vjeçari ka qenë duke u trajtuar për kancerin, por pallati nuk ka dhënë shumë detaje rreth shëndetit të tij, apo për çfarë lloji të kancerit po trajtohet.

Mbreti bëri një paraqitje të rrallë publike mes trajtimeve të tij në shërbimet e Pashkëve të familjes mbretërore gjatë fundjavës.

Ai përshëndeti qytetarët dhe në një video është kapur një deklaratë e tij, transmeton Klankosova.

“Shërohuni shpejt, Madhëria juaj”, tha një grua në një video të postuar në X, për të cilën Mbreti iu përgjigj: “Unë po bëj më të mirën”.