Lajme

Mbretëria e Bashkuar po shqyrton ‘opsionet ajrore dhe detare’ për dërgim të ndihmave në Gaza

11/14/2023 14:28
nga:N K

Mbretëria e Bashkuar po shqyrton përdorimin e “opsioneve ajrore dhe detare” për të dërguar më shumë ndihma në Gaza, duke përfshirë përmes bazave të saj në Qipro, ka thënë një ministër i qeverisë britanike.

Duke folur në parlament, ministri i zyrës së jashtme Andreë Mitchell tha: “Ne gjithashtu po i bëjmë thirrje qeverisë izraelite të rrisë qasjen humanitare duke përfshirë edhe Rafah dhe duke hapur kalimin Kerem Shalom.

“Në këtë pikë ne vlerësojmë se mënyra tokësore ofron aktualisht mënyrën më të qëndrueshme dhe më të sigurt për të dërguar ndihma humanitare në Gaza në sasitë e nevojshme, por ne po shqyrtojmë gjithashtu opsionet ajrore dhe detare, duke përfshirë përmes bazave tona në Qipro”.

Mitchell u tha gjithashtu deputetëve se më shumë shtetas britanikë ishin larguar nga Gaza përmes kalimit Rafah në Egjipt, por nuk dha numra të saktë, shkruan The Guardian.

“Që kur fola me Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar, më shumë shtetas britanikë dhe familjet e tyre janë larguar dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë të gjithë mbështetjen që mundemi për ata shtetas britanikë që janë ende në Gaza, në mënyrë që edhe ata të kalojnë në Egjipt”.