Lajme

Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me më shumë se 10 mijë dronë

03/07/2024 20:58
nga:Y I

Sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps ishte sot në Kiev për një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ka njoftuar për një tjetër mbështetje nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me më shumë se 10 mijë dronë.

Këto përfshijnë 1 mijë dronë sulmues në një drejtim dhe dronët e mbikqyrjes dhe detit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Unë po rrit angazhimin tonë për të armatosur Ukrainën me dronë të rinj të fundit që vijnë direkt nga industritë kryesore të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar – direkt nga dyshemeja e fabrikës në vijën e parë”.

“I inkurajoj partnerët ndërkombëtarë që t’i bashkohen Mbretërisë së Bashkuar në këtë përpjekje”, është shprehur Shapps.