Lajme

Mbretëresha e Danimarkës Margarethe II heq dorë nga froni pas 52 vitesh udhëheqjeje

12/31/2023 19:58
nga:G B

Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II ka njoftuar abdikimin e saj të papritur në një fjalim televiziv për vitin e ri.

Ajo do të heqë dorë nga froni më 14 janar, që do të mbushen 52 vjet nga dita që kur u bë mbretëreshë, shkruan BBC.

“Unë do t’ia lë fronin djalit tim, princit të kurorës Frederik”, tha ajo.

83-vjeçarja është monarkja më jetëgjatë në historinë daneze, duke marrë fronin pas vdekjes së babait të saj, mbretit Frederik IX në 1972.

Mbretëresha Margrethe është një figurë e njohur në Danimarkë dhe shumë danezë kishin pritur që ajo të qëndronte në fron deri në vdekjen e saj.