Real Madrid vazhdon të udhëheqë klasifikimin europian të të ardhurave, përpara Barcelonës dhe Bayern Munchen. Më pas shumë klube angleze dhe asnjë italiane në 10-shen e parë. Kjo është fotografia e “Football Money League” të “Deloitte” për sezonin 2024-25.
“Blancos” ngjiten në kuotën e 1161 milionë eurove të ardhura, klubi i vetëm në botë që kalon miliardin. Kthehet në pod, në vend të dytë, Barcelona. Katalanasit janë në kuotën e 975 milionë eurove pas shitjes së vendeve premium (70 milionë) të “Camp Nou” të ri, që nuk është kompletuar ende. Mirë edhe Bayern (861 milionë euro), falë shpërblimeve të Botërorit për klube.
Dhjetëshja e parë vazhdon me PSG (837 milionë), Liverpool kurrë më parë kaq lart (836), Manchester City me rënie 1% (829), Arsenal (822), Manchester United (793), Tottenham (673) dhe Chelsea (584). Janë 6 skuadra angleze, 2 spanjolle, 1 gjermane dhe 1 franceze.
Inter është klubi i parë italian, me 538 milionë euro të ardhura dhe në vend të 11-të. Milan mban vendin e 15-të me 410 milionë, Juventus të 16-in me 402 milionë euro.
Në total, 20 klubet e para kanë gjeneruar për herë të parë më shumë se 12 miliardë euro të ardhura, me një rritje 11% të raport me sezonin 2023-24.


