Këngëtarja e prezantuesja Mbresa Hajrullahu pasi ka shkëlqyer në secilën paraqitje që i është besuar në formatin e Big talk Kosova ajo madje ka arritur të bëj për veti një numër të madh fansash, nga tani e tutje Mbresën do ta shohim në emisionin më të shikuar të show Bizit.
Nga e premta, Prive nis një kapitull të ri. Mbresa Hajrullahu, do të jetë prezantuesja e re e emisionit më të shikuar në vend dhe më të gjërë të Show Biz-it.
Prezantuesja e deritanishme Liberta Spahiu, do të jetë në rolin e producentes. Gazetar i emisonit do të jetë Engëll Hamiti dhe Blinera Vitija.
Edicioni i parë i Prive-s me Mbresen, nis të premten nga ora 21: 30.
View this post on Instagram