Lajme

Mbrëmjen e së premtes është sulmuar me shok-bomba stacioni policor në Mitrovicën e Veriut, situata sot e qetë

06/17/2023 10:54
nga:Astrit Gashi

Dy shok-bomba janë hedhur të premtën në mbrëmje në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori rajonal për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se tashmë situata është e qetë dhe gjithçka është në rregull.

“Dy shok-bomba janë gjuajtur mbrëmë në Mitrovicë të Veriut, njëra afër stacionit policor e tjetra afër një shkolle teknike. Situata tash është e qetë”, tha Elshani.

Sulme me shok-bomba e gurë nga protestuesit serbë ka pasur edhe dje në Leposaviq, ku janë sulmuar mediat kosovare e që kanë lënë të lënduar nëntë gazetarë.

Tensionet në veri kanë nisur që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë ia mësyn objekteve komunale të katërt komunave veriore.