Sporti

Mbrëmje zhgënjyese në Basel, Kosova mposhtet keq nga Zvicra

09/05/2025 22:38
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës ka zhgënjyer në maksimum me paraqitjen e saj sonte ndaj Zvicrës.

‘Dardanët’ pësuan humbje me rezultat 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Helvetët kaluan në epërsi me golin e Manuel Akanjit në minutën e 22-të. Tre minuta më vonë shënoi Breel Embolo për 2:0. Ndërkaq, në minutën e 39-të Silvan Widmer realizoi golin e tretë.

Embolo doli sërish në skenë kur shënoi në minutën e 45-të për 4:0, gol ky që e vendosi rezultatin përfundimtar.

/GazetaBlic Sport/