Franca e ka fituar ndeshjen e fundit miqësore ndaj Bullgarisë.
Kombëtarja e Francës triumfoi me rezultat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Griezmann një gol, kurse Giroud shënoi dy të tjera për fitoren e madhe.
Nuk ka shkuar si duhet rikthimi i Karim Benzema në kombëtaren franceze pasi sulmuesi është dëmtuar në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme ndaj Bullgarisë.
33 vjeçari la fushën në minutën e 41-të të takimit duke e pasur të pamundur vazhdimin e ndeshjes.
Nuk dihet nëse ishte dëmtimi që e detyrojë të dalë nga fusha apo nuk trajneri Deshmap nuk dëshiroi të rrezikonte në prag të kompeticionit.
Benzema asks to be subbed off due to an injury ? pic.twitter.com/CC4oLuNfoe
— ESPN FC (@ESPNFC) June 8, 2021
Ndërkohë shumë shpejtë mund të ketë një njoftim zyrtar nga përfaqësuesja e ‘’gjelave’’ të cilët rrezikojnë të humbasin një ndër lojtarët më të rëndësishëm në prag të Kampionatit Europian.


