Lajme

Mbrëmë pati alarm për bombë në Prishtinë, Policia thotë se ishte i rrejshëm

11/16/2025 08:19
nga:Genita C

Mbrëmë në Prishtinë pati alarm për bombë, që rezultoi i rrejshëm.

Kështu tha  zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në lagjen Pejton në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se nuk ka pasur mjet të dyshuar shpërthyes.”