Lajme

Mbrëmë në Kullën e Gani Gecit në Llaushë u pajtuan dy reperët e njohur, Stresi dhe Don Xhoni

01/23/2025 08:51
nga:G B

Gani Geci ka njoftuar se në Kullën e tij në Llaushë mbrëmë janë pajtuar reperët Stresi dhe Don Xhoni, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se artistët kanë shtrënguar duart dhe janë zotuar se do të jenë shokë, sikur më parë.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miqë sonte, në kullën tonë në Llaushë, ishin mysafirë dy artistë të mdhej të muzikës Rep: Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova.

Motoja e të djathtëve shqiptarë është:

“Jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë jemi pak për t’u sharë me njeri tjetrin”.

Shqipëri dhe Kosovë jemi një dhe gjithmonë do të jemi një.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Tani e tutje, këta dy artistë kan shtërnguar duart dhe jan zotuar se do të jen shokë, ashtu siç kanë qenë edhe më parë.