Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës e ku aty janë marrë disa vendime, raporton Gazeta Blic.
Sipas një njoftimi për media mbledhja është mbajtur online.
Në këtë mbledhje është kërkuar autorizimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani për zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi për nënshkrimin e disa marrëveshjeve.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen elektronike, e 88-ta me radhë, në të cilën u miratuan dy vendime dhe një nismë.
U miratua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut. Po ashtu, vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015.
Në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014.
Gazetari kosovar viziton Thaçin dhe të tjerët: U them me zë të lartë, kjo gjykatë është e njëanshme


