Sot pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Ndonëse në njoftimin e Qeverisë nuk bëhen të ditura pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje, ajo pritet të mbahet nga ora 14:00.
Kjo mbledhje vjen pas vizitës që kishin në Kosovë, i dërguari i posaçëm i ShBA-së për dialogun, Escobar dhe përfaqësuesi i BE-së, Lajcak.