Lajme

Mblidhet PS-ja, pritet ndryshime në Qeverinë Rama

09/04/2023 10:37
nga:G B

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 16:30 pritet të mblidhet Partia Socialiste.

Në këtë mbledhje pritet të shpallen dhe disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Përpara se të merrte pushimet e gushtit, kryesocialisti shkarkoi të gjithë sekretarin, më në krye numrin dy të partisë Damian Gjiknurin.Në vend të tij si sekretar të Përgjithshëm komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ja besoi Bledi Çuçit.

Sot gjatë mbledhjes e cila nis nga ora 16:30 Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të rinj si dhe agjendën politike të mazhorancës jo vetëm në raport me kundërshtarët por edhe me dinamikën brenda partisë.

Pasi sipas statute të kësaj force politike është Asambleja ajo që merr vendimin për zgjedhjen e sekretarit apo të sekretarit ekzekutiv, raporton A2neës.

Ndërsa nga njëra anë pritet që të vlerësojë disa socialistë duke ju dhënë poste partie, nga ana tjetër ministrat janë përfshirë nga “ethet” e vendimeve të kryeministrit.