Lajme

Mblidhet LDK-ja, vendos për kandidaturat për zgjedhjet lokale

06/09/2021 15:28
nga:M K

LDK-ja sonte pritet të vendos për kanidadurat për zgjedhjet lokale.

Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burime të mirëinformuara brenda Lidhjes Demokratike, përcjell GazetaBlic.

Aty do të vendoset për kandidaturat e zgjedhjeve lokale dhe miratimi i kandidaturës për kryeqytetin, pra Përparim Ramën.

“Po, është e vërtet. Sonte takohemi nga ora 18:00. Do të vendosim për emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale, ndërsa do të miratojmë edhe kandidaturën e Përparim Ramës”, tha ndër të tjera ky burim për GazetaBlic.

Kujtojmë se deri më tani, LDK-ja ka konfirmuar vetëm kandidatin për Prishtinën, ndërsa sonte pritet të mësohen edhe emrat e tjerë.

LEXO EDHE:

Parlamenti shqiptar shkarkon Presidentin Ilir Meta

/GazetaBlic/