Lajme

Mblidhet kuvendi, në rend dite pikët e papërfunduara në seancat e kaluara

06/14/2022 07:02
nga:G B

Në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca plenare.

Kjo seancë pritet të fillojë në ora 13 dhe në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara në seancat e kaluara.

Rendi i ditë

  1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:

5.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

  1. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
  2. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
  3. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
  4. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:
  5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
  6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
  10. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.​