Lajme

Mblidhet Kuvendi i Odës Ekonomike: A pritet iniciativë për shkarkimin e kryetarit Rafuna?

09/05/2022 10:17
nga:Gazeta Blic

Gazeta Blic ka marrë vesh se në këto momente pritet të nis Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, në këtë Kuvend mund të diskutohet edhe iniciativa për shkarkimin e kryetarit të Odës, Lulzim Rafuna.

“Ka pakënaqësi me punën e kryetarit të ri të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Që nga zgjedhja e tij në krye të OEKut, nuk është se ka pasur ndonjë takim a aktivitet të rëndësishëm”, I tha Gazetës Blic një nga delegatët e Kuvendit në kushte anonimiteti.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka provuar që të flas me Lulzim Rafunën, por kontakti me të ka qenë e pamundur.

Gazeta Blic do t’ju mbajë të informuar rreth kësaj ngjarjeje…