Lajme

Mblidhet kryesia e LDK-së, pritet të caktohet kandidati për kryeministër

11/24/2025 15:18
nga:Genita C

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së është paralajmëruar të nis nga ora 15:00.

Tashmë anëtarët e Kryesisë veçse kanë mbërritur në selinë e LDK-së.

Si pikë e dytë e rendit të ditës është edhe nominimi i kandidatit të LDK-së për kryeministër.