Lajme

Mblidhet KQZ, numërimi për Dragashin shtyhet një orë më vonë

12/14/2021 14:46
nga:N M

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë një tjetër mbledhje para fillimit të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës që i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit ku do të shqyrtohet një rekomandim lidhur me procedimin e disa pakove të supozuara me fletëvotime.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për media në KQZ Valmir Elezi

“Po ashtu, ju njoftoj se numërimi i paraparë në orën 15:00, në QNR, është shtyrë për në orën 16:00”, tha ai.

‘Lut e lut o Shaqa’ LDK-në: Hajde në koalicion…