Lajme

Mblidhet KQZ-ja, pritet të marr një vendim që lidhet me Rusinë dhe Bjellorusinë

03/08/2022 10:15
nga:N M

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimit për media në këtë mbledhje është vetëm një pikë e rendit të ditës e që ka të bëjë me shqyrtimin për votimin dhe përjashtimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO).

“Ju njoftoj se sot (e martë, 8 mars 2022, ora 13:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Shqyrtimi për votimin e përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisë nga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO)”, thuhet në njoftim.

Mbrojtja e Salih Mustafës dorëzon listën e dëshmitarëve dhe provave