Lajme

Mblidhet KQZ-ja, ky është rendi i ditës

12/19/2025 09:04
nga:N K

Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.

Në kuadër të pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i aplikimeve për vëzhgues dhe media.

Rendi i ditës:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

Këshillat e KQZ

2.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore;

2.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i autorizimit të stafit për tërheqjen e dërgesave nga kutitë postare

jashtë Kosovës;

2.1.2. Shqyrtimid dhe miratimi i rekomandimit për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarit të KKZ-së,

komuna Zubin Potok nga radhët e subjektit politik ZA SLOBODU PRAVDU I OPSTANAK

2.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e anëtarëve të KVV-ve dhe Ekipeve të

numërimit në QKN, për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025

Të ndryshme.