Komisioni Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai ka thënë se gjatë diskutimeve u dakorduan për bashkëpunim mes dy vendeve dhe shkëmbim të përvojave dhe bashkëpunim profesional.
Shkrimi i plotë:
Sot Komisioni Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë diskutimeve u dakorduam për bashkëpunim mes dy vendeve dhe shkëmbim të përvojave dhe bashkëpunim profesional.
Do të punojmë së bashku që të largohen barrierat mes dy shteteve në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes.