Lajme

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare – Osmani: Ditë e rëndë për vendin tonë

08/29/2021 16:58
nga:Gazeta Blic

Presidentja Vjosa Osmani, ka treguar se do ta mbledh Këshillin e Sigurisë kombëtare, pas 36 viktimave të sotme nga koronavirusi, raporton Gazeta Blic.

Osmani e ka quajtur ditë të rëndë për vendin, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Ajo ka kërkuar nga të gjithë qytetarët të vaksinohen me vaksinën anti-covid, si mënyra e vetme për ta parandaluar infektimin nga ky virus.

Shkrimi i plotë:

Ditë e rëndë sot për vendin tonë me 36 humbje jetësh të qytetarëve tanë. Ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi e tmerrshme, e cila po vazhdon të shkaktojë dhimbje e trishtim në Kosovë dhe gjithandej globit. Institucionet e Kosovës sot mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar masat e nevojshme.
Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë!