Lajme

Mblidhet edhe AAK-ja: Mbështet procesin për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

01/12/2023 18:09
nga:Genita C

Deputetët e AAK-së janë mbledhur sot, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, raporton GazetaBlic.

Në njofimin e bërë për medie, AAK-ja thotë se e mbështet procesin e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të kryesisë së AAK-së është përcaktuar edhe plani vjetor i punës së AAK-së për vitin 2023.

Njoftimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur sot aplikimin e modelit të primareve në parti. Kjo nënkupton që kandidaturat për deputetë te dalin nga primaret, që është një model i votimeve të brendshme për kandidatura për zgjedhje të përgjithshme si dhe kandidaturave për kryetarë komunash.

Është vlerësuar se një model i tillë është një hap tutje drejt demokratizimit të brendshëm dhe decentralizimit të vendimmarrjes, dhe si i tillë ka marrë mbështetjen e Kryesisë.

Kryesia e AAK-së, sot ka diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend, ku i është dhënë mbështetje procesit të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare për njohje me Serbinë.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të kryesisë së AAK-së është përcaktuar edhe plani vjetor i punës së AAK-së për vitin 2023!

Mblidhet PDK-ja: Do të jemi konstruktiv kur janë në pyetje interesat e Kosovës