Sporti

Mblidhet Bordi Drejtues i Manchester Unitedit, ky mund të jetë trajneri i ri i tyre

11/21/2021 11:11
nga:Lorik J

Bordi Drejtues i Manchester United, sipas medieve angleze, është mbledhur me urgjencë pas humbjes së turpshme 4-1 në fushën e Watfordit, për të diskutuar mbi shkarkimin e mundshëm të Ole Gunnar Solskjaerit, në drejtimin e të cilit ‘Djajtë e Kuq’ nuk po japin shenja përmirësimi, përkundrazi po zhyten gjithnjë e më shumë në krizë të thellë.

Raportohet se takimi virtual ka nisur në orën 20:00. Gjithashtu pretendohet se United tani ka shtuar interesin për legjendën e Realit të Madridit, Zinedine Zidane, që shihet si trajneri ideal për të marrë drejtimin e ‘Djajve të Kuq’.

Shkarkimi i Solskjaerit do t’i kushtojë klubit 7.5 milionë stërlina, pasi norvegjezi nënshkroi një marrëveshje të re trevjeçare në korrik.

48-vjeçari ka fituar humbur shtatë nga 11 ndeshjet e fundit dhe rënia e formës ka kulmuar pikërisht me disfatën e fundit ‘Vicarage Road’. Më parë ‘Djajtë e Kuq’ kishin humbur dy herë rresht në shtëpi me rivalë historikë si Manchester City dhe Liverpool.