Lajme

Mblidhen tri komisione parlamentare

03/05/2024 08:36
nga:G B

Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare, Komisioni për Integrime Evropiane, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti dhe Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Komisioni për Integrime Evropiane, sot në ora 09:30 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe shqyrtimin e Projektligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Kurse, në Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot në ora 11:00, pritet të raportojë ministrja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024, raporton RTKlive.

Në mbledhjen e orës 14:00, në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskutohet rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit.