Rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus, ka alarmuar kryetarët e komunave, raporton Gazeta Blic.
Asociacioni i komunave të Kosovës, do të mblidhet gjatë ditës së nesërme, për të diskutuar rreth disa preukupimeve më të mëdha që aktualisht po përballen komunat vendore dhe qytetarët e saj.
GazetaBlic ka marrë vesh rendin e ditës të diskutimeve që do të bëhen gjatë kësaj mbledhje.
Pandemia, projektligji për inspektimin e administratës, pagesat për mësimdhënësit, janë vetëm disa nga temat e rendit të ditës në takimin e Asociacionit të komunave të Kosovës.
Gjithashtu, kryetarët e komunave do të ngrehin si çështje dhe problemin e mos funksionimit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimi Publik.
Në këtë takim që fillon në orën 10:30, kryetarët e komunave do të flasin edhe për projektligjin e ri për administratën publike ku Qeveria aktuale po synon krijimin e një inspektorati me kompetenca “policore”.
“Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe nivelit lokal” është një pikë tjetër e rendit të ditës.
Dokumenti mbi pikat e rendit të ditës të këtij takimi:



