Sporti

Mbledhje urgjente në Serie A, diskutohet situata me koronavirus

01/08/2022 12:55
nga:E K

Futbolli po pëson një krizë nga situata me pandeminë COVID-19.

Pothuajse të gjitha top ligat evropiane janë prekur nga situata e rëndë pandemiologjike dhe ka pasur shtyerje të vazhdueshme të ndeshjeve si në Premierligë, Serie A, Ligue 1 dhe Bundesliga, shkruan GazetaBlic Sport.

Serie A e cila është prekur shumë kohëve të fundit, ka kërkuar mbledhje urgjente për të diskutuar masat e reja për evitimin e përhapjes së virusit.

Kujtojmë se ditë më parë Serie A miratoi një protokoll ku thuhej se ndeshjet do luhen nëse skuadrat kanë 13 lojtarë në dispozicion.

/GazetaBlic Sport/