Lajme

Mbledhja e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë i mbyll punimet me votimin e një deklarate të përbashkët

12/20/2024 14:16
nga:N K

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja.

Ishte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili bashkë me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, me të cilën kishte përpiluar një deklaratë të përbashkët të mbledhjes së sotme.

Kjo deklaratë u hodh në votim nga Konjufca dhe Spiropali dhe u votua nga deputetët e të dyja kuvendeve që ishin të pranishëm sot.