Lajme

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Kurti dhe Sveçla thërrasin konferencë për medie

12/11/2022 10:49
nga:Genita C

Pas tensioneve në veri të vendit, është mbledhur Këshilli i Sigurisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ku ka njoftuar se pas kësaj mbledhje Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në orën 12:30.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbajnë konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë”, thuhet në njoftim.

Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Republika e Kosovës do të mbrohet – me forcë dhe vendosmëri