Lajme

Mbledhja e dy qeverive, vjen reagimi i Sali Berishës: U thellua përçarja

11/26/2021 14:15
nga:Gazeta Blic

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ku u nënshkruan 13 marrëveshje.

Berisha ka thënë se mbledhja e sotme në Elbasan duhet të shënonte një ngjarje të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve por, sipas tij, vetëm ka thelluar përçarjen edhe më shumë.

“Në të vërtet, ky takim thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen midis dy qeverive të të njëjtit komb. Kjo sepse në Elbasan, përballë qeverisë së Kosovës ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit të hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, përfaqësuesi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë, “de facto” aleancës së rrethimit të Kosovës nga klika armiqësore serbo-shqiptaro-maqedonase. Me këtë rast, dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën e rrezikshme të Serbomadhit Vuçiç, i cili sapo bisedoi me Carin e Kremlinit për veriun e Kosovës dhe vasalve të tij, Zografi Bis dhe Zaev që po bëjnë me rajonin tonë, duke nxitur me nismën e tyre nacionalizmat e sëmura dhe konfliktualitetin ne rajon”, ka shkruar Berisha.

13 marrëveshjet që u nënshkruan sot mes Kosovës dhe Shqipërisë