Lajme

“Mbledhi pondlat e ktheu te burri” – Sjellja e tmerrshme e gjyqtares karshi gruas së dhunuar psiqikisht nga burri i saj

12/15/2021 13:50
nga:Gazeta Blic

Avokati Arianit Koci, ka treguar një sjellje të tmerrshme të një gjykatësje kosovare, por pa ia përmendur emrin, karshi një gruaje të dhunuar psiqike nga burri i saj, raporton Gazeta Blic.

Koci ka cituar fjalinë e gjykatëses e cila i thotë gruas: hajde bre mos e lodhni gjykatën. Mbledhi pondlat e ktheu te burri”.

Koci ka shtuar se problemi kryesor është mentaliteti primitiv, i cili është sistemuar si normë.

Shkrimi i plotë:

“A të ka rrehë burri.”

“Jo.”

“A të ka tradhëtu?”

“Nuk besoj, ama dhunë psiqike kam vazhdimisht. Po du m’u tranu.”

“Hajde bre, mos e lodhni gjykatën.

Mbledhi pondlat, e ktheu te burri.” – është buseda e gjykatëse, me një zonjë në proces të shkurorëzimit.

Siç po e shihni, gjuha seksiste është vetëm njëri prej problemeve në gjykata – dhe atë, jo më i vogli.

Problemi kryesor është mentaliteti primitiv, i cili është sistemu si normë. Si rregull.

Fatkeqësisht, edhe gratë (në këtë rast gjykatësja), janë pjesë e këtij mentaliteti.