Lajme

Mbipesha dhe rënia e saj me Ozempik? Nutricionisti zbulon rreziqet që i kanosen shëndetit!

07/18/2025 08:47
nga:Y I

Më shumë se një miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga obeziteti, numër ky që është katërfishuar që nga viti 1990.

Mungesa e aktivitetit fizik, ushqimet e pashëndetshme, stresi e shumë faktorë të tjerë kanë bërë që obeziteti të prek të gjitha grup-moshat.

Për të folur në lidhje me këtë problematikë që ka prekur mbarë njerëzimin vjen në një intervistë për “Gazeta Blic”, nutricionisti, njëherësh dhe trajner i fitnesit, Besnik Humolli.

Ai dha disa këshilla se si duhet të veprojë një person që vuan nga mbipesha.

Humolli tha se veprimet ai duhet të ndërmarrë varen prej shkallës së obezitetit që një person e ka.

Nutricionisti Humolli tha se kaloritë e ushqimit nuk duhet të reduktohen drastikisht menjëherë.

Ai na foli edhe për rënien e menjëhershme nga pesha me Ozempik dhe çajra të ndryshme.

Humolli tha se nëse një person vendos të bie në peshë shpejt në mënyrë të tillë duhet të konsultohet paraprakisht me mjekun përkatës dhe nutricionistin pasi produkte të tilla kanë edhe substanca të dëmshme për shëndetin.

Nutricionisti Humolli foli edhe për obezitetin tek fëmijët i cili po rritet ndjeshëm.

Ai iu bëri thirrje prindërve për kujdes me ushqimet e shpejta që fëmijët mund të konsumojnë dhe pijet energjike, ku tha se këto të fundit dëmtojnë seriozisht mëlçinë.

Nutricionisti Humolli i cili është edhe trajnet i Fitnesit tha se njerëzit tashmë janë më të vetdijësuar dhe informuat për kujdesin ndaj shëndetit sesa vite më parë.