Bombardimet nga ushtria pakistaneze në provincën lindore Paktika të Afganistanit të martën vranë të paktën 46 njerëz, shumica e të cilëve ishin fëmijë dhe gra, thanë talibanët afganë, duke u zotuar të hakmerren kundër fqinjit të tyre.
Bombardimi ndodhi në katër lokacione në Afganistan, tha të mërkurën zëvendës zëdhënësi Hamdullah Fitrat, duke shtuar se gjashtë persona u plagosën gjithashtu.
Zyrtarët e qeverisë dhe ushtrisë pakistaneze nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.