Lajme

Mbi një mijë e 500 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

06/05/2021 08:47
nga:Y I

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 511 persona me virusin COVID-19 aktiv.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë e 466 persona teksa kanë humbur jetën dy mijë e 244 pacientë, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 103 mijë e 711 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan shtatë raste të reja, një viktimë dhe 147 pacientë të shëruar.

​75.553 persona marrin dozën e vaksinës anti-Covid