Në disa prej pikave kufitare në hyrje të Kosovës kanë nisur pritjet e gjata të mërgimtarëve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga dy orë deri në dy orë e gjysmë.
Sipas QKMK-së, pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet Dheut të Bardhë janë 15 minuta, kurse kolonat për të hyrë janë 1.5 kilometra.
Pritje deri dy orë ka edhe te pika kufitare në Merdarë, ku kolona është deri në 400 metra.
Në pikat e tjera kufitare, hyrje-daljet në Kosovë, sipas QKMK-së, nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.