Uncategorized

Mbi dy muaj i zhdukur, familjarët e Bedri Rexhepit kërkojnë ndihmën e qytetarëve

06/10/2021 11:23
nga:M K

Edhe pas më shumë se dy muaj ende nuk dihet fati i Bedri Rexhepit. Ai ishte zhdukur në rrethana të panjohura më 8 prill të këtij viti.

Tani familjarët e Rexhepit po ofrojnë 20 mijë euro shpërblim për të gjithë ata që kanë informacione rreth vendndodhjes së tij.

“Vëllai ynë Bedri Rexhepi nga data 08.047.2021 rreth orës 18:30 është zhdukur në Komunën e Novobërdës me veturën me targa 05 406 EJ. Ju lutem kushdo që ka informacione për vendndodhjen e Bedriut na lajmëroni në nr e telefonit 0038348400052, përveç mirënjohjes që do të kemi si familje ne do të iu shpërblejmë edhe me shumën prej 20 mijë euro si dhe të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale”, thuhet në mesazhin e familjarëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka kërkuar që të kontaktohet Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Mirëpo edhe Prokuroria Themelore nuk pati përgjigje në pyetjet në lidhje me këtë rast.

Kujtojmë se për zhdukjen e Bedri Rexhepit është arrestuar Jeton Vllasaliu i cili është duke u mbajtur në paraburgim.

LEXO EDHE:

Vjosa Osmani: Nuk pranojmë lëvizje të kufijve