Lajme

Mbi 91 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në Turqi

08/25/2021 21:58
nga:M K

Turqia ka administruar mbi 91 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 46,9 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 35,9 milionë janë vaksinuar tërësisht, shkruan Anadolu.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi tetë milionë doza të tilla.

Deri më tani, rreth 75,64 përqind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria konfirmoi gjithashtu 19 mijë e 970 infeksione të reja dhe 217 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit.

Turqia javën e kaluar zgjeroi fushatën e saj të vaksinimit intensiv për të përfshirë të gjithë të moshës mbi 15 vjeç, si dhe fëmijë të paktën 12 vjeç që kanë një sëmundje kronike.