Lajme

Mbi 900 luftëtarë ukrainas janë dërguar në një koloni burgu

05/19/2022 08:07
nga:G B

Mbi 900 luftëtarë ukrainas që ishin izoluar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol janë dërguar në një koloni burgu në territorin e kontrolluar nga Rusia, deklaroi Moska.

Ukraina urdhëroi trupat të tërhiqen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur nga të dyja palët, në përpjekje për t’iu shpëtuar jetën luftëtarëve.

Furnizimet me ushqim dhe ujë thuhet se kanë qenë të pakta në fabrikë për disa javë.

Ministria e mbrojtjes në Kiev tha se shpresonte për një “procedurë shkëmbimi, për të riatdhesuar sa më shpejt të jetë e mundur këta heronj ukrainas”, sipas AFP-së.

Fati i tyre mbetet i paqartë, me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peskov, që refuzon të thotë nëse ata do të trajtohen si kriminelë, apo robër lufte.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës u zotua se do të bëjë “çdo gjë që është e mundur” për të shpëtuar ata që janë ende në rrjetin e tuneleve dhe bunkerëve nën fabrikën e çelikut, por pranoi se nuk kishte asnjë mjet ushtarak në dispozicion për këtë operacion.