Lajme

Mbi 78 mijë votues veç në kryeqytet deri në orën 17:00

10/12/2025 17:23
nga:Lorik J

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me procesin e votimit për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës.

Sipas, KQZ në Prishtinë deri në orën 17:00 kanë votuar mbi 78 mijë qytetarë, shkruan GazetaBlic.

Më poshtë keni të dhënat zyrtare:

Numri i votuesve në Listën e Votuesve: 222,326

Numri i votuesve që kanë votuar: 85,856

Pjesëmarrja: 38,62%