Lajme

Mbi 70 të lënduar pas një aksidenti hekurudhor në Sllovaki

06/04/2022 11:07
nga:Astrit Gashi

Shumë njerëz pësuan lëndime pasi një tren udhëtarësh u përplas me një lokomotivë në Sllovaki.

Sipas deklaratës së policisë sllovake të postuar në mediat sociale, 59 persona u lënduan lehtë, 11 pësuan lëndime mesatare dhe katër lëndime të rënda.

34 persona u transferuan në spitalet e afërta.

Policia tha se shkaku i aksidentit po hetohet.

Në tren ndodheshin rreth 100 persona në momentin e përplasjes, e cila ndodhi pranë qytetit Vrutky në pjesën veriperëndimore të vendit.

Treni u ndal për shkak të një defekti dhe u godit nga një lokomotivë e cila po i vinte në ndihmë, tha ministria.

Vendi është afër një kryqëzimi të rëndësishëm hekurudhor ku linjat nga brendësia e vendit në Bratislavë takohen me ato të Republikës Çeke fqinje.