Lajme

Mbi 70 aksidente për 48 orë në Kosovë – Kolgeci tregon shkaktarët kryesor për këtë fenomen të trishtë

02/28/2024 15:38
nga:N K

Eksperti i komunikacionit Selman Kolgeci , në një prononcim për Gazetën Blic, ka thënë se aksidentet e fundit po shihen shqetësuese .

Ndërsa lidhur me shkaktarët e aksidenteve, sipas Kolgecit po cilësohen se janë shoferët për shkak se ata janë duke vozitur në kundërshtim me mësimet që janë në autoshkolla.

Ai tutje tha se rritja e numrit të aksidenteve , është një fakt shqetësues që po sjellë dëme të ndryshme.

“Fakt shqetësues është që numri i aksidentëve si në Prishtinë ashtu edhe në të gjitha qytetet e Kosovës , po vazhdon të rritet për secilin vit, qoftë numri i aksidenteve me dëme materiale, dhe me të lënduar e sidomos ato me fatalitet “,tha ai për GazetaBlic.

Lidhur me aksidentin e fundit me fatalitet që ka ndodhur në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, Kolgeci ka thënë se mund të ketë ndërmarrë veprime të pasigurta vozitësja, që ka ardhur si pasojë deri tek vdekja aksidentale e të riut.

“Ngasësja në momentet e fundit mund të ketë pasur pasiguri për veprimet e saj që mund të kenë humbur kontrollin dhe mund të ketë ndërmarrë veprime t të pa sigurta që si pasojë kanë ardhur deri tek vdekja aksidentale e të riut “,theksoi ai.

Shkaktarët e aksidenteve rrugore në Kosovë, Kolgeci i ka vlerësuar të jenë personat që ngasin veturat , ku sipas tij veprimet që ngasësit përfundojnë në aksidente janë: Tejkalimi i shpejtësisë ,drejtim i mjetit nën ndikimin e alkoolit, medikamenteve dhe substancave tjera që zvogëlojnë aftësitë për ngasje të sigurtë të mjetit, drejtimin e automjetit kur ngasësi është i lodhur,përdorimi i tepërt i telefonit gjatë kohës sa drejtojnë mjetet e tyre , mosrespektimin e shenjave të komunikacionit e të ngjashme.

“Ngasësit janë duke vozitur në kundërshtim me rregullat e trafikut dhe gjithashtu në kundërshtim me cfarë kanë mësuar ata nëpër kurse për përgatitjen e kandidatëve për patent “, tha  ai.

Kolgeci tutje tha se ligji për rregullat e trafikut rrugorë nuk është duke pasur rezultate për ndërgjegjësimin e vozitësve për ndalimin e aksidenteve, dhe duhet të ndërmarren disa hapa rigoroz ku sipas tij duhet të jetë monitorimi i shpejtësisë së lëvizjes të automjeteve ,duhet të ketë trajnime dhe kurse shtesë për mënyrën e drejtimit dhe sjelljes në komunikacion rrugorë u shpreh ai.

Në Kosovë sipas Kolgecit duhet të monitorohet shpejtësia e lëvizjes së automjeteve, ndërsa lidhur me fushatat vetëdijësuese ai tha se duhet të organizohen sa më shumë për vetëdijësim të ngasësve në komunikacion përfundoi ai./GazetaBlic/