Sporti

Mbi 65 mijë tifozë të Interit prezent në në “Meazza”, klubi zikaltër dëshiron përmbysjen nesër ndaj Bodo Glimt

02/23/2026 11:28
nga:L J

Interi po përgatitet për një nga netët më të rëndësishme të sezonit të tyre evropian. Nesër në mbrëmje, në San Siro, Nerazzurrët do të përballen me Bodo Glimt në ndeshjen e dytë të playoff-it të Ligës së Kampionëve.

Misioni i tyre është i qartë, të përmbysin humbjen 3-1 që pësuan në ndeshjen e parë në Norvegji.

Pavarësisht “goditjes” që pësuan në ndeshjen e parë, tifozët e Interit reaguan me një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Sipas La Gazzetta dello Sport , reagimi i mbështetësve ishte i menjëhershëm: mbi 2,000 bileta u blenë pikërisht natën e humbjes, të ndjekura nga 7,000 të tjera në 24 orët në vijim.

Shitjet e biletave kanë ruajtur një ritëm të qëndrueshëm prej rreth 2,000-3,000 njësish në ditë, duke e çuar në total në rreth 65,000 spektatorë në tribunat e Meazzas.

/GazetaBlic Sport