Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitarë në hyrje-dalje të Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave rreth 10 minuta janë pritjet për të hyrë në Merdare ndërsa për dalje pritjet janë deri në 6 orë dhe kolonat kanë arritur në 3200 metra.
Në Jarinje pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10-25 minuta dhe deri në tre orë në dalje.
Në Mutivodë pritjet në hyrje janë 10 minuta derisa për të lënë Kosovën deri në 1.5 orë.
Te Dheu i Bardhë pritjet janë rreth 15 minuta në hyrje dhe deri në 3 orë në dalje.
Më poshtë gjeni gjendjen në të gjitha pikat kufitare të vendit.