Lajme

“Mbi 6 mijë protestues në Hagë, UÇK po jeton fort edhe në zemrat e mërgimtarëve”

04/03/2023 10:40
nga:G B

Adil Behramaj, ish këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se pas marshit të djeshëm në Prishtinë, sot UÇK duket se jeton fort edhe në zemrat e mërgimtarëve në Hagë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se janë mbi 6 mijë protestues dhe se po vazhdon grumbullimi.

Postimi i tij i plotë:

Pas masivitetit në Prishtinë, UÇK duket se jeton fort edhe në zemrat e mërgimtarëve. Mbi 6 mijë protestues dhe grumbullimi ende po vazhdon.