Lajme

Mbi 6 mijë euro në bankë, Abdixhiku deklaron pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

04/20/2024 13:47
nga:Sh R

Agjencia për Parandalimin Kundër Korrupsionit ka publikuar regjistrat e pasurisë të disa zyrtarëve publikë.

Në mesin e zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë është edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka një shtëpi, në vlerë prej 150 mijë uro, tokë, vlera e të cilës është 90 mijë euro.

Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një shtëpi, e banesë, por që i ka të përbashkëta me familje.

Abdixhiku ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij ka një veturë, vlera e të cilës është 25 mijë euro.

Para të gatshme, Abdixhiku ka deklaruar se ka mbi 6 mijë e 500 euro.

Kurse, bashkëshortja e tij, ka 876 euro.