Po vazhdojnë të jenë në fuqi masat të miratuara nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit.
Përkundër uljes së numrit të vdekjeve dhe numrit të të infektuarve me COVID në Kosovë, bartja e maskave, ora policore dhe orari i shkurtuar i gastronomisë po vazhdonë të jenë në fuqi.
Si shkak i aksioneve të policisë në terren, numri i gjobave të shqiptuara nuk është edhe aq i ulët.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 568 gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë rrespektuar masat antiCOVID.
Ndërkohë gjatë ditës së hënë ka filluar edhe viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e Kosovës me kapacitet deri në 20 nxënësa nëpër klasa.
Vuçiqi me thirrje të çuditshme për gjendjen në veri: “Duhet të luftojmë”!


