Lajme

Mbi 52 mijë aplikime më shumë për pasaporta në Janar të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

02/15/2024 08:33
nga:N K

Numri i qytetarëve që kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë nga 1 Janari e deri më 12 Shkurt të këtij viti ka arritur rreth 100 mijë.

Këto të dhëna janë bërë të ditura për Front Online nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Aplikime për pasaporta prej 01.01.2024 deri më 12.02.2024 janë 96077”, ka treguar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi.

Por, vetëm pak më shumë se gjysma e tyre kanë marrë pasaportën.

“Për periudhën 01.01.2024 deri më 12.02.2024 janë pajisë me pasaportë gjithsej 52674 qytetarë”, ka thënë më tutje Fetoshi.

Ndërsa, nëse krahasohen shifrat e aplikimeve me janarin e vitit të kaluar atëherë dallimi është shumë i madh.

Janë mbi 52 mijë aplikime më shumë në janarin e vitit 2024 nëse krahasohet me janarin e vitit 2023.

“Gjatë muajit janar 2023 kanë qenë gjithsej 18427 aplikime për pasaporta, kurse gjatë muajit janar 2024 kanë qenë gjithsej 71096 aplikime për pasaporta”, është shprehur Fetoshi.