Lajme

Mbi 49 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit

07/06/2021 07:21
nga:Q R

Deri tani në vendin tonë mbi 49 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.

Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381.

Në total numri i rasteve aktive është 158.

 

Konkluzionet e samitit virtual të Procesit të Berlinit